Haki Abazi tregon kush po e mbanë Thaçin e Veselin në pushtet

Aktuale

Haki Abazi tregon kush po e mbanë Thaçin e Veselin në pushtet

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Haki Abazi e ka komentuar votimin në parim të buxhetit të Kosovës, e cila u përkrah nga PSD-ja, si parti opozitare.

Abazi, PSD-në e quan parti të spojlerave demagogjik, duke shtuar se, janë kthyer të baba i SHIK-ut dhe votoi për buxhetin e Kosovës.

Ai pyet se kush po e mbanë Thaçin e Veselin në pushtet, ndërsa jep përgjigjen se, ata që për dy mandate nuk e hoqën bërllokun e Prishtinës, e tani u bënë vet bërlloku i Kosovës.

“Partia e Spojlerave Demagogjik u bë pjesë e dialogut, u kthy te baba i SHIK dhe sot votoi për buxhetin. Kush po e mbanë Thaçin e Veselin ne pushtet. Ata që për dy mandate nuk e hoqën bërllokun e Prishtinës tani vet u bënë bërlloku i Kosovës”, shkruan Abazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat