“Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë të festohet në Evropë e jo në SHBA”

Aktuale

“Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë të festohet në Evropë e jo në SHBA”

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:37
Wolfgang Ischinger

Ish diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka vlerësuar se zgjidhja e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë ende nuk është afër, por kur të bëhet, duhet festuar në Evropë e jo në SHBA.

Ischinger këtë e ka publikuarën Twitter me rastin e letrës së presidentit amerikan Donald Trump dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në të cilën ka pretenduar se marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë është afër dhe se i gëzohet rastit t’i presë presidentët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpi të Bardhë në mënyrë ta festojnë “marrëveshjen historike”.

Pretendimet e njëjta qëndrojnë edhe në letrën e Trumpit për kryetarin serb Aleksandar Vuçiq.

“Konfliktin evropian ta zgjidhë Trumpi dhe të festojë në Shtëpi të Bardhë? Frikohem se ende nuk kemi arritur deri aty. Por nëse vjen deri te zgjidhja, a mundemi, ju lutem, që këtë ta festojnë në Evropë, e jo, përsëri, si në vitet e 90-ta, në Uashington”, ka shkruar në Twitter Ischinger i cili në vitin 2007 ka qenë ndërmjetësues në negociata për Kosovën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat