Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se PSD është partneri më i ri i koalicionit PAN.
Sipas tij, PSD me mandate të palegjitimuara me votën e qytetarëve, mundësoi votimin e buxhetit 2019. Buxheti ishte çmimi i tyre, thotë Hoti, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Partneri më i ri i koalicionit PAN, PSD me mandateve të palegjitimuara me votën e qytetarëve, mundësoi votimin e buxhetit 2019. Buxheti ishte çmimi i tyre. Qytetarët e Kosovës nuk harrojnë t’u japin përgjigjen e merituar atyre që ua deformojnë vullnetin politik.