AAK del me njoftim zyrtar, mohon lajmin se i arrestuari ishte pjesë e strukturave të partisë

Aktuale

AAK del me njoftim zyrtar, mohon lajmin se i arrestuari ishte pjesë e strukturave të partisë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur lajm të pavërtetë atë të publikuar në disa media sot ku thuhej se i arrestuari nga Policia e Kosovës, Dalip Brahimi ka qenë pjesë e strukturave të kësaj partie.

Me një njoftim publik, AAK mohon se Brahimi ka qenë kryetar i nëndegës së AAK-së në Kodrën e Trimave.

“AAK përgënjështron lajmin se i arrestuari Dalip Brahimi, ndonjëherë ka qenë pjesë e strukturave drejtuese në çfarëdo niveli.

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përgënjështron lajmin se i arrestuari Dalip Brahimi, ka qenë kryetar i nëndegës së 
AAK-së në Kodrën e Trimave.

Njoftimet e publikuara në disa media për këtë rast janë të pasakta, nga se zoti Brahimi nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e strukturave udhëheqëse të AAK-së , në asnjë nivel” thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat