Molliqaj: PSD-ja, po e pamundëson ndikimin e Serbisë në Kosovë

Aktuale

Molliqaj: PSD-ja, po e pamundëson ndikimin e Serbisë në Kosovë

Nga: N.H Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:33
Dardan Molliqaj

Deputeti I Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se partia e tij çdo ditë po ofron politika konkrete që e përmirësojnë jetën e qytetarit dhe e pamundësojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, pranimi i këtyre kërkesa është fitore e madhe e PSD-së dhe e Kosovës, pasiqë Lista Serbe nuk mund ta vazhdoj bllokimin e zhvillimit të Kosovës më.

Ja shkrimi i plotë:

PSD-ja, çdo ditë po ofron politika konkrete që e përmirësojnë jetën e qytetarit dhe e pamundësojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë përmes Listës Serbe.

Kërkesat tona:

1. Miratimi i Ligjit për Paga, i cili i përfshinë kërkesat e stafit shëndetësor.

2. Ligji për Dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24/12/2018.

3. Ligji për Qeverinë të sjellet në Kuvend për miratim jo më larg se 3 muaj nga sot! Numri i zv-ministrave sot kalon 80, prandaj kërkojmë që ky numër të përgjysmohet, pra që nuk mund të ketë më shumë se 2 zv. ministra për Ministri. Aktualisht ka Ministri me 5 zv. ministra.

4. Shkarkimi i ministrit Rikalo dhe përgatitja e strategjisë që ndërton kapacitete për zv. te importeve, e pra edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e vende të reja të punës!

5. Themelimi i një komisioni të veçantë për draftimin e kodit pensional dhe reformës së plotë! Ky komision duhet të udhëhiqet nga PSD!

Pranimi i këtyre kërkesa është fitore e madhe e PSD-së dhe e Kosovës, pasiqë Lista Serbe nuk mund ta vazhdoj bllokimin e zhvillimit të Kosovës më.

Të gjithë ne duhet të angazhohemi që këto negociata me Serbinë t’i përmbyllim me një marrëveshje në favor të Kosovës, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë ta heqim qafe Serbinë dhe ta zhvillojmë Republikën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat