Kosova dhe Serbia nuk janë ende afër ndonjë marrëveshjeje, thotë Ischinger

Aktuale

Kosova dhe Serbia nuk janë ende afër ndonjë marrëveshjeje, thotë Ischinger

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
Wolfgang Ischinger

Ky është cilësimi që ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger po u jep negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këto komente ai i bëri në një postim në Twitter, përderisa ka komentuar letrën që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar presidentit Thaçi.

Por sipas tij, nëse ky konflikt, tashmë i ngrirë zgjidhet nga SHBA-të, atëherë kjo duhet të festohet në Evropë, dhe jo në Shtëpinë e Bardhë.

“Një konflikt evropian, i zgjidhur nga Trump e i festuar në Shtëpinë e Bardhë? Duket se ende nuk jemi aty. Por nëse arrihet një zgjidhje, a mund ta festojmë në Evropë? Dhe jo në Uashington si në vitet e 90-të?”, ka shkruar Ischinger.

Kujtojmë, se Trump u dërgoi letër presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilëve u bëri thirrje që mos ta humbin këtë mundësi historike për arritjen e një marrëveshje të obligueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat