Deputeti i PSD-së i tregon Hotit se a kanë hyrë në koalicionin me PAN

Aktuale

Deputeti i PSD-së i tregon Hotit se a kanë hyrë në koalicionin me PAN

Nga: A.M. Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:50
Dardan Sejdiu

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu i ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili e ka akuzuar për koalicion me PAN.

Ai i është kundërpërgjigje përmes një postimi në Facebook  se “jemi opozitë, sot që dëshmojmë sërish se dallojmë nga LDK-ja se si e bëjmë politikën, me rezultate konkrete, në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”.

Postimi i plotë:

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti flet për legjitimitet dhe për deformim të vullnetit politik. Pajtohem në kompetencën e tij për këtë temë, apo së paku me përvojën.

Nuk është e largët koha kur vraponte me ia siguru votat Hashim Thaçit për ta zgjedhur President të Republikës dhe kur partia e tij doli e treta në zgjedhjet e fundit parlamentare në të cilat referohet.

Ishim opozitë, asokohe kur LDK-ja e Avdullah Hotit ishte edhe një herë në pushtet me PDK. Jemi opozitë, sot që dëshmojmë sërish se dallojmë nga LDK-ja se si e bëjmë politikën, me rezultate konkrete, në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat