Aliu pyet Haradinajn: Çka u bë me Çakorrin, Bjelluhën e Zhlebin

Aktuale

Aliu pyet Haradinajn: Çka u bë me Çakorrin, Bjelluhën e Zhlebin

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 21:17
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për çështjen e korrigjimit të demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se Haradianj tash e 9 muaj e ka harruar korrigjimin e atij demarkacioni.

“Duke premtuar korrigjimin e demarkacionit Meha, më 21 mars 2018, koalicioni qeverisës i mashtroi deputetët dhe e ratifikoi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi i cili ia humbi Kosovës 8.200 hektarë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai ka thënë se tash kur kanë kaluar 9 muaj nga ajo ditë, nuk ka kurrfarë korrigjimi të atij demarkacioni.

“Sot u bënë 9 muaj nga ajo ditë. Nuk ka kurrfarë korrigjimi të atij demarkacioni.  Çka u bë me Çakorrin, Bjelluhën e Zhlebin kryeministër Haradinaj?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat