Engel i shkruan letër Pompeos për rastin e vëllezërve Bytyqi, përmend edhe Gjykatën Speciale

Aktuale

Engel i shkruan letër Pompeos për rastin e vëllezërve Bytyqi, përmend edhe Gjykatën Speciale

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 00:27
Eliot Engel

Kongresmeni amerikan Eliot Engel përshëndeti vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që vendosi sanksione ndaj ish-komandantit të policisë serbe, Goran Radosavljeviq, për shkak të dyshimit se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.

Në një letër dërguar Sekretarit Amerikan të shtetit Mike Pompeo ky vendim cilësohet hap i parë i drejtësisë për këtë familje dhe në bërjen përgjegjëse të Serbisë për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

“Serbia nuk duhet të avancohet në procesin e anëtarësimit në BE derisa kriminelët e luftës janë ende të lirë”, thuhet në letër.

Engel kujton themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ne besojmë që asnjëri nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë nëse ka kryer krime por që duhet t’i theksojmë dy fakte; Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, kryen shumicën e krimeve gjatë luftës në Kosovë. Statuti i Gjykatës nuk precizon që vetëm anëtarët e UÇK’së apo një etnie do të përndiqen, përkundrazi ligji është neutral. Kështu nëse Gjykata do të përndjekë vetëm shqiptarët kjo gjykatë do të shihet etnikisht e njëanshme duke njollosur seriozisht përceptimin e drejtësisë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Eliot Engel dhe Lee Zeldin, anëtar i kongresit, duke treguar se do të monitorohet puna e Gjykatës.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat