Ambasadorja e shkarkuar vazhdon punën, lajmërohet nga Ambasada e Romës

Aktuale

Ambasadorja e shkarkuar vazhdon punën, lajmërohet nga Ambasada e Romës

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:45
Alma Lama

Ish-deputetja e LDK’së e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka njoftuar se ende është Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali. Edhe pse dekreti për kthimin e saj në Kosovë është nënshkruar prej kohësh, ajo vazhdon të mbetet në krye të Ambasadës në Romë.

Ajo ka publikuar një njoftim në Fb, ku ka falënderuar një televizion italian për transmetimin e një filmi për aktorin e ndjerë Bekim Fehmiu.

Pavarësisht se fiks një muaj më parë, Presidenti ka urdhëruar me dekret largimin e Alma Lames nga pozita e Ambsadores në shtetin italian.

“Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, shkruan në dokumentin e nënshkruar nga Presidenti.

Image

Alma Lama, një gazetare, kishte hyrë në Partinë e Albin Kurtit për t’u bërë deputete në Parlamentin e Kosovës.

Ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje pasi s’ishte pajtuar me Kurtin dhe rregullat e partisë. Kishte kundërshtuar edhe dhënien e gjysmës së pagës së deputetit për Vetëvendosjes, një praktikë që kishte ndodhur në këtë parti.

Ishte transferuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ishte bërë edhe me LDK’në deputete e Parlamentit.

Vetëm pak ditë pasi kishte votuar për Hashim Thaçin President ishte shpërblyer me pozitën e Ambasadores. Deri atëherë ishte e njohur për deklarimet kundër Presidentit dhe PDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat