Vjen reagimi i parë i VV-së për bisedat e publikuara të Dardan Sejdiut me Pal Lekajn dhe Bilall Sherifin

Aktuale

Vjen reagimi i parë i VV-së për bisedat e publikuara të Dardan Sejdiut me Pal Lekajn dhe Bilall Sherifin

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:18
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të Dardan Sejdiut me Pal Lekajn dhe Bilall Sherifin.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ish anëtarët e larguar të VV-së vitin e kaluar kanë fajësuar Albini Kurtin, por tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre.

Postimi i plotë:

Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje!

Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre.

Thonë që fundi e rikuptimson fillimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat