Veseli përuron bustin e Skenderbeut në Zym të Hasit

Aktuale

Veseli përuron bustin e Skenderbeut në Zym të Hasit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:44
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përutuar sot bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në Zym të Hasit.

Veseli ka thënë me këtë rast se heroi ynë kombëtar ka qenë burim i madh frymëzimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke na dëshmuar se, kur bënë një luftë të drejtë për liri, fitorja është e arritshme edhe përballë një armiku shumëfish më të madh e më mirë të armatosur.

“Këtë vit jubilar të përvjetorit të 550-të të vdekjes së Skënderbeut po e finalizojmë me përurimin e një shtatore madhështore të tij në Zym, në skajin verilindor të zotërimeve të familjes së Kastriotëve. Heroi ynë kombëtar ka qenë burim i madh frymëzimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke na dëshmuar se, kur bënë një luftë të drejtë për liri, fitorja është e arritshme edhe përballë një armiku shumëfish më të madh e më mirë të armatosur. Po ashtu, ai aleatët i ka kërkuar gjithmonë në Perëndim, çka është një amanet i orientimit gjeopolitik që ne ende e ndjekim me përpikmëri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Lajmi.net/ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat