Hoti i PSD-së shpotitë Haxhiun e VV-së për Hegelin - Bota Sot
Hoti i PSD-së shpotitë Haxhiun e VV-së për Hegelin

Aktuale

Hoti i PSD-së shpotitë Haxhiun e VV-së për Hegelin

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:44
Albulena Haxhiu

Zyrtari për media i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti ka reaguar duke u tallur ndaj komenteve të deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, lidhur me publikimin e disa mesazheve të deputetëve gjatë seancës së djeshme.

Ai ka thënë se lajmet e publikuara nuk përmbajnë ekskluzive e as skandal. Thotë se të gjitha kanë qenë të ditura gjatë ditës së djeshme për kushtet që i ka vënë PSD-ja Qeverisë.

“PSD dje i ka publikuar 5 kushte që Qeveria i ka plotësuar për t’iu votuar projekt-buxheti. Ato nuk do të përmbusheshin pa u negociuar, prandaj publikimi i diskutimit rreth tyre s’është as lajm ekskluziv e as skandal”.

“‘Kukuvajkat’ le ta vazhdojnë vajin. Janë në rolin e tyre. Kaq munden, aq bëjnë. Veç le të mos i ngatërrojnë citatet e Hegelit me thëniet e Xhemail Abrisë”, ka shkruar Hoti.

Për publikimin e mesazheve menjehërë kishte reaguar Albulena Haxhiu. Kishte quajtur fat të madh që më nuk janë pjesë e VV-së, tanimë deputetët e PSD-së.

“Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje! Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre. Thonë që fundi e rikuptimëson fillimin”, kishte shkruar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...