Lirohen mërgimtarët që u rrahën mes vete në Merdarë

Aktuale

Lirohen mërgimtarët që u rrahën mes vete në Merdarë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:44
Foto

Media raportoi sot për një rrahje që ndodhi mes mërgimtarëve në mesditë në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbi, përkatësisht në Merdarë.

Konfliktin që kishte nisur në territorin e Serbisë, për të përfunduar me rrahje në atë të Kosovës, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë  se për rastin në fjalë janë arrestuar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 12:00 është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat