Edhe PDK deklarohet pas publikimit të sms-ve

Aktuale

Edhe PDK deklarohet pas publikimit të sms-ve

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:46
Zenun Pajazit

Mesazhe mes deputetëve të PSD-së dhe atyre të koalicionit qeverisës janë publikuar nëpër mediat vendore gjatë ditës së sotme.

Në të njëjtat, flitet për votimin e buxhetit për vitin 2019 nga Partia Socialdemokrate, dhe akterë në të njëjtat janë deputetët Dardan Molliqaj, Pal Lekaj, Frashër Krasniqi dhe Bilall Sherifi, 

Në lidhje me këto publikime ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovoës.

Deputeti i këtij subjekti, Zenun Pajaziti, teksa ka refuzuar të flasë për përmbajtjen e këtyre mesazheve, ka thënë se mediat së pari është dashur ta shohin aspektin e cënimit të privatësisë së deputetëve.

“Së pari mediat do të ishte dashur që të shikojnë mënyrë ligjore të publikimit të komunikimeve që bëhen mes njerëzve dhe që nuk janë publike. Pra gjithmonë të shikohet nëse personat në fjalë i kanë autorizuar ato biseda apo jo”,  ka thënë Pajaziti.

Ndërkohë, në lidhje me publikimin e këtyre mesazheve ka reaguar edhe Vetëvendosje.

Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu ka thënë se PSD-ja është duke bërë pazare me koaliconin qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat