“Shpërthen” themeluesi i VV-së pas plasjes së skandalit me pazaret për votimin e buxhetit

Aktuale

“Shpërthen” themeluesi i VV-së pas plasjes së skandalit me pazaret për votimin e buxhetit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:54
Lëvizjes Vetëvendosje foto arkiv

Njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Shkelzen Gashi ka reaguar pas rrjedhjes në publik të bisedave ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Pal Lekajt e Bilall Sherifit për votimin e buxhetit.

Gashi e ka fajësuar për këtë gjë edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas tij, edhe Albin Kurti është përgjegjës për siç ka thënë “këta kriminelët e psd-së dhe ca kriminelë të tjerë që janë akoma në vv”.

“kur i shoh këta kriminelët e psd-së dhe ca kriminelë të tjerë që janë akoma në vv, e urrej albin kurtin çfarë kriminelësh ka kriju :(“, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat