“Me bashkëngjitjen e Shpend Ahmetit dhe PSD-së, plani i Thaçit fiton terren, nuk humbë“

Aktuale

“Me bashkëngjitjen e Shpend Ahmetit dhe PSD-së, plani i Thaçit fiton terren, nuk humbë“

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:48
Hashim Thaçi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas rrjedhjes në publik të bisedave ndërmjet deputetit të PSD-së, Dardan Molliaj, me Bilall Sherifin e AAK-së dhe me Pal Lekajn e AAK-së.

Sipas tij, Hashim Thaçi me futjen e PSD-së në ekipin negociues, po e realizon planin e tij.

Shënimi i plotë:

Thaçi kishte nevojë për një subjekt politik që nuk kishte çfarë të humbte në humbjen e Kosovës nga dialogu me Serbinë, e aty ishte PSD. Se si ishte dhe si erdhi deri këtu PSD, është rrëfim tjetër, sado që jo jashtë kësaj që kishte nevojë Thaçi.

Kjo u bë qartë për të gjithë dhe nga të gjitha anët këtyre ditëve.

Atë që as PDK nuk mund ta bënte hapur e sheshit në këtë fazë, kryelartë do të shfaqej që ta bënte PSD nën këshillat e Kadri Veselit. Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë i suksesshëm për Kosovën me Thaçin në krye e në qendër.

Mirëpo, Thaçi paradoksalisht ka nevojë që përgjatë periudhës së dialogut të artikulohen dy drejtime në skenë, të kundërta me njëra –tjetrën në shikim të parë, por në realitet brenda planit të tij nga fillimi e deri në fund. Me bashkëngjitjen e Shpend Ahmetit dhe PSD-së, plani i Thaçit fiton terren, nuk humbë.

Ai ka nevojë për amortizim të kundërshtimit të brendshëm sidomos për procesin, e legjitimitet nga Kuvendi përmes ekipit e rezolutës. Këtë ia dhuroi PSD, por çfarë mori kthyese PSD, sot u bë e qartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat