(E plotësuar) - Një person ka mbetur i vdekur në një aksident mes një veture dhe një autobusi në fshatin Çallapek, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Njëri nuk ka arritur t`u përballoj plagëve të aksidentit dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka thënë se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa sipas saj personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dyshohet për të vdekur
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Policia e Kosova ka treguar se nga ky aksident ka mbetur një person i vdekur. Kurse gjatë persona te tjerë janë lënduar.
“Rreth ores 18:00 ne rrugen Prishtine-Ferizaj me saktesisht ne fshatin Çallapek, ka ndodhur nje aksident trafiku mes nje autobusi dhe nje veture, ku lendime kane persuar gjashte persona, njeri nuk ka arritur te perballoj plaget e aksidentit dhe ka ndrruar jete ne vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor. Personat e tjere jane derguar per tretman mjekësor”, ka treguar Policia e Kosovës.
***
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në udhëkryqin e Gadimës, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Sipas dëshmitarëve, një person ka mbetur i vdekur.