Pas mesazheve komprometuese, Dardan Molliqaj lajmërohet nga bastioni i PDK, thotë se Drenasi po i bashkohet PSD'së

Aktuale

Pas mesazheve komprometuese, Dardan Molliqaj lajmërohet nga bastioni i PDK, thotë se Drenasi po i bashkohet PSD'së

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 19:54
Dardan Molliqaj

Pas mesazheve komprometuese, Dardan Molliqaj përsëri ka reaguar duke thwnw se qytetarwt janw lodhur nga propanda populiste dhe se ata duan politika konkrete që ua ndryshojnë jetën.

“Qytetarët janë lodhur nga propaganda populiste. Ata duan politika konkrete të cilat ua ndryshojnë jetën për të mirë. Pikërisht për këtë arsye, PSD-së po i bashkohen shumë qytetarë gjithandej vendit. Interesimi i madh i qytetarëve në Drenas për t’u angazhuar në strukturat tona, është vetëm një dëshmi e radhës. Vazhdojmë ????”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, sot u raportua për publikimin e përgjimeve të teksteve të mesazheve në mes të deputetëve të PSD’së, duke përfshirë dhe Molliqajn, dhe atyre të koalicionit qeverisës, ku flitej për çështjen e buxhetit të vitit që po vjen dhe tema të tjera.

Vetë Molliqaj reagoi për këto përgjimeve duke thënë se mund të publikohen sepse janë biseda normale dhe nuk kanë asgjë për të fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat