“Bilall Sherifi, përfaqësuesi i SHIK-ut në Nisma”

Aktuale

“Bilall Sherifi, përfaqësuesi i SHIK-ut në Nisma”

Nga: N.H Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 20:29
Bilall Sherifi

Burri i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Albani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Bilall Sherifit.

Krasniqi e quan përfaqësues të SHIK-ut në Nisma, Bilall Sherifin, ndërsa nënvizon se ky i fundit është munduar të lajë ''m…. me sh…''.

“Duke arsyetuar sms me Molliqajn të cilat tregojnë shumë për kapjen e shtetit nga pushteti por edhe pauza e sms nga ora 13 26 deri në 15 20 është e mjaftueshme të parafytyrohet se si dhe për çka jeni marrë vesh. A u kry Bilall?”, shkruan Krasniqi.

Ja postimi i plotë:

Paska folur edhe përfaqësuesi i SHIKut në Nisma, Bilall Sherifi.

Bilalli i cili njihet edhe si fenomeni zgjedhjeve 2017 ku mori 5500 vota në Komunën e Malishevës pa ia njohur kush surratin qenka munduar të lajë ''m me sh'' duke arsyetuar sms me Molliqajn të cilat tregojnë shumë për kapjen e shtetit nga pushteti por edhe pauza e sms nga ora 13 26 deri në 15 20 është e mjaftueshme të parafytyrohet se si dhe për çka jeni marrë vesh.

A u kry Bilall?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat