Flet prapë Dardan Molliqaj, ka dy fjalë për bashkimin me koalicionin qeverisës

Aktuale

Flet prapë Dardan Molliqaj, ka dy fjalë për bashkimin me koalicionin qeverisës

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:16
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së i cili sot u bë krye temë  për shkak të  negociatave me pushtetin për ta votuar buxhetin, ka folur për herë të dytë sot.

Dardan Molliqaj ka thënë se partia e tij është e vendosur ta largoj PDK-në nga pushteti.

Ai i ka quajtur të sponsorizuara lajmet që thonë se PSD do i bashkohet koalicionit qeverisës.

Reagimi i plotë

Jemi të palëkundur në qëndrimin tonë për ta larguar PDK-në nga pushteti.

Posa kjo të arrihet, ata do të hetohen e përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet e aferat korruptive që i kanë kryer në vendin tonë.

Lajmet e sponsorizuara që kinse ne do të bëhemi pjesë e kësaj qeverie janë shpifjet e radhës nga ata që e ëndërrojnë ardhjen në pushtet pikërisht duke bashkëpunuar me PDK-në.

Ata që me gjithë pushtetin dhe mundësitë që kanë për të parandaluar dëme që i ndodhin Kosovës vendosin të jenë spektatorë për arsye elektorale, e në të njëjtën kohë po mundohen që pjesëmarrjen tonë në dialog ta paraqesin si hyrje në qeveri, janë po të njëjtit që hapur shprehën gatishmëri për të ardhur në pushtet përmes koalicionit me PDK-në qysh në vitin 2016.

Ne do të vazhdojmë me qasjen tonë konstruktive. E propagandat populiste ua lëmë atyre. Por, të mos harrojnë që hudhja hi syve të qytetarëve ka përfunduar. Prandaj kot lodhen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat