Zëvendësi i Pacollit: Jemi pro futjes së PSD’së në Qeveri, jo t’i merret hisja AKR’së

Aktuale

Zëvendësi i Pacollit: Jemi pro futjes së PSD’së në Qeveri, jo t’i merret hisja AKR’së

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:28
Behgjet Pacolli dhe Fatmir Matoshi

Media gjatë ditës ka raportuar se Kadri Veseli e Ramush Haradinaj janë të gatshëm të japin hapësirë në Qeveri për partinë e Shpend Ahmetit. Veç kësaj, burime të gazetës kanë thënë se janë të gatshëm ta largojnë AKR’në dhe t’ia marrin katër ministri. Për këtë çështje kanë folur zyrtarë të AKR’së.

Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, që njehëherit është edhe nënkryetar në AKR’, ka thënë  se  AKR pajtohet që të ketë zgjerime në lokacionin qeverisës, dhe sipas tij edhe PSD është e mirëpritur 

Por, Matoshi thotë se nuk është e drejt që AKR’së t’i merret hisja në qeveri.

“Në parim si AKR jemi dakord me zgjerimin eventual të koalicionit, dhe nëse do kishte vullnet nga PSD, do të gjendej formula”, thotë Matoshi.

Ai tutje tregon se nuk janë të kërcënuar nga koalicioni qeverisës.

“Ne kemi bashkëpunim te shkëlqyer me partneret e koalicionit dhe nuk shohim kurrfarë kërcënimi nga askush. Në këtë partneritet të krijuar secili nga partnerët ka përgjegjësitë e ndara dhe pjesën e vet në qeveri, në asnjë rrethanë ne nuk i premtojmë dikujt dikastere që  nuk i takojnë AKR-së dhe as partnerët tanë nuk bëjnë diçka të këtillë”.

Ministri i Ambinetit thotë se AKR ka qenë dhe mbetet parti serioze dhe gjithmonë ka përpara interesat shtetërore.

“Kur vendi te rrezikonte te zhytej ne një bllokade institucionale sikur me 2017 dhe rrezikoheshin institucionet shtetërore, ishte pikërisht vizioni mosbllokues i AKR-se qe i hapi rruge formimit te institucioneve te reja.  Edhe sot ju siguroj se AKR është e përkushtuar ne vazhdimësi që të kryej detyrat e saj ne përputhje me marrëveshjet politike, programin qeveritar dhe ti mbroj interesat e vendit”, është shprehur Matoshi.

Ndërkohe, burime kanë treguar se Kadri Veseli e Ramush Haradinaj janë të gatshëm ta largojnë Behgjet Pacollin nga Qeveria nëse PSD dhe Shpend Ahmeti vendosin të bëhen pjesë të pushtetit.

“Edhe më shumë se katër Ministri do t’i takonin PSD’së”, ka thënë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, AAK, përmes Ahmet Isufit i ka bërë ofertë zyrtare PSD’së që t’i bashkohet Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në një përgjigje , thotë se janë të interesuar që të forcojnë bashkëpunimin, por e lë në dorë të PSD-së, nëse dëshiron të futet në Qeverinë Haradinaj apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat