Shpend Ahmeti në heshtje, asnjë fjalë për mesazhet komprometuese të PSD-së

Aktuale

Shpend Ahmeti në heshtje, asnjë fjalë për mesazhet komprometuese të PSD-së

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:57
Shpend Ahmeti

Shefi i bisedimeve me Serbinë s’e ka thënë asnjë fjalë për skandalin e mesazheve komprometuese të deputetëve të PSD’së. Shpend Ahmeti ka zgjedhur të mos e thotë asnjë fjalë. Kryetari i Prishtinës reagon edhe për ngjarje që ndodhin edhe në vende të ndryshme të botës. Ahmeti i është bashkuar heshtjes së një televizioni që s’e ka dhënë as lajmin për pazaret e deputetëve të PSD’së për të votuar buxhetin.

Biseda interesante në mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, janë zhvilluar dje gjatë seancës, para se të votohej projekt buxheti.  Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin. Këto biseda që janë bërë publike sot nga mediat, kanë ngjallur reagime të shumta. Por, deri më tash asnjë fjalë nuk e ka thënë Shpend Ahmeti, që drejton Partinë Socialdemokratike.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë orë që kur dolën në media mesazhet që janë shkëmbyer në Kuvendin e Kosovës, mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, ditën kur po miratohej buxheti për vitin 2019.

Biseda kishte edhe në mes të grupit të Partisë Socialdemokratike, ku kryetari Shpend Ahmeti u tregonte se çka të flasin. Mirëpo, deri tash për këto mesazhe nuk e ka thënë asnjë fjalë Shpend Ahmeti. 

Ai ka vendosur të heshtë, derisa thuajse të gjitha partitë politike kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

Kurse, nga PSD deri me tash ka reaguar disa herë Dardan Molliqaj, që ishte edhe protagonisti kryes i SMS’ve të Kuvendit.

Molliqaj në reagimin e parë ka folur për këtë SMS ku ka konfirmuar gjithë mesazhet që janë publikuar lidhur me negociatat e PSD’së me Qeverinë. 

Ka thënë se kanë pasur biseda katër pesë ditore për të arritur një marrëveshje për të votuar buxhetin e Shtetit.

Kurse, ai më vonë ka reaguar edhe rreth raportimeve se PSD do të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës, duke thënë se partia e tij është e palëkundur në qëndrimin e vet për ta larguar PDK-në nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat