Ministri serb demanton politikanët në veri: Në Kosovë ka ilaçe të mjaftueshme

Aktuale

Ministri serb demanton politikanët në veri: Në Kosovë ka ilaçe të mjaftueshme

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 23:48
Zlatibor Lonçar

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar ka deklaruar sonte se tash për tash ka ilaçe të mjaftueshme në institucionet shëndetësore në Kosovë.

Mirëpo, sipas tij, mund të vije deri tek problemet serioze nëse vazhdon taksa 100 për qind, të cilën ai e quan bllokadë.

“Situata lidhur me funizimin me material medicinal dhe të gjithave që janë të nevojshme në mënyrë që të funksionojë sistemi shëndetësor, është serioze”, ka thënë Lonçar.

Sipas tij, situata po përcillet për çdo ditë.

“Tash për tash funksionojnë institucionet shëndetësore, por nëse vazhdon masa jologjike ne do të hyjmë në probleme serioze, nuk do të mund të funksionojmë normalisht, sepse ka një kohë të gjatë që asnjë ilaç nuk ka arritur në Kosovë”, ka thënë ai.

Serbia, pas vendosjes së taksës, ishte mundur ta paraqiste si gjendje humanitare mungesën e ilaçeve, megjithatë Qeveria e Kosovës e kishte mohuar një gjë të tillë, duke thënë se do t’u ndalë në ndihmë institucioneve shëndetësore nëse ka mungesë të ilaçeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat