Buxhovi: Shteti është kthyer në plaçkë

Aktuale

Buxhovi: Shteti është kthyer në plaçkë

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 09:01
Jusuf Buxhovi gjate themelimit te LDK-se

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, me rastin e 29 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, ka thënë se shteti i Kosovës ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm sa nga sjellja e papërgjegjshme e pjesës më të madhe të klasës politike, e cila interesin e pushtetit e ka vu mbi atë të shtetit duke e kthyer në plaçkë dhe sa nga përpjekjet e pansllavizmit serbo-rus që të rikthehet në Ballkan.

Sipas tij, themelimi i "Lidhjes Demokrtike të Kosovës", më 23 dhjetor 1989 është një ngjarje ndër më të rëndësishme e fundshekullit të kaluar, që vuri në binarët e pakthyeshëm historik dy procese paralele: shkëputjen nga komunizmi dhe ideologjia e tij rrënuese si dhe shkëputjen nga pushtimi njëshekullor serb.

“Si e tillë "Lidhja Demokratike e Kosovës" ishte në frymën dhe në programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila kapërcimin nga pushtimi pesëshekullor osman e lidhte me kalimin te bota perëndimore si dhe qytetërimi i saj. Ndaj nuk ishe e rastësishme që në përputhje me këto qëllime LDK-ja gjeti përkreahjen gjithëpopullore dhe si e tillë u kthye në lëvizje kombëtare që mori përgjegjësinë për një ndryshim të madh shoqëror dhe politik të shqiptarëve për ç'gjë pati mbështetetjen edhe të Perëndimit në krye me SHBA-të dhe vendet e NATO-s, të cilat, përdorën edhe forcën ushtarake në të mirë të këtij qëllimi. Dhe, sot, kur shteti i Kosovës, si e arritura më e madhe historike e këtij shekulli, ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm sa nga sjellja e papërgjegjshme e pjesës më të madhe të klasës politike e cila interesin e pushtetit e ka vu mbi atë të shtetit duke e kthyer në plaçkë dhe sa nga përpjekjet e pansllavizmit serbo-rus që të rikthehet në Ballkan, del në pah përgjegjësia e "Lidhjes Demokratike të Kosovës" që, si para 29 vitesh, bashkë me të gjitha forcat patriotike të vendit, të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës në mënyrë që ai të vazhdojë rrugën e vet në përputhje me vlerat e civilizimit europian”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat