Mustafa: Arnimi me PSD-në s’mund t’i shitet Brukselit, LDK nuk bëhet bisht i askujt

Aktuale

Mustafa: Arnimi me PSD-në s’mund t’i shitet Brukselit, LDK nuk bëhet bisht i askujt

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Isa Mustafa, LDK

(E plotësuar) - Arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime janë shprehje që Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës. Kjo qeveri është fajtore për mosliberalizim e vizave dhe mos anëtarësimin në INTERPOL.

Kështu është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së.

Derisa dy partitë opozitare vazhdojnë të mos përkrahin delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë, i pari i LDK-së, Isa Mustafa shkon edhe më tej. Ekipin negociator e quan si lajthitje. Duke shtuar se Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës.

Mustafa: Ekipi negociator është vetëm lajthitje, nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se arnimet të cilat pëpërpiqet  t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime, janë shprehje se qeveria aktuale ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës. Ata nuk e kanë hallin e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës, por si duket e kanë hallin e integritetit të interesave të tyre  pushtetore. Arrnimi në një parti që nuk peshon më shumë se dhe as tre për qind të besimit të qytetarëve nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit  me opozitën  si përfaqësim  i opozitës, por vetëm si lajthitje dhe si vet mashtrim edhe i tyre këtu, edhe i atyre atje”, ka thënë Mustafa.  

Mustafa në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për mos liberalizimin e vizave, për mos anëtarësimin në INTERPOL, dhe për mos njohje të reja të shtetit të Kosovës. Madje, ai thotë se si shkak i Qeverisë aktuale, niveli i përkrahjes së ndërkombëtarëve është shumë i ulët.

Image

Mustafa: LDK nuk bëhet bisht i askujt

“Nuk kanë qenë dhe nuk janë të papritura edhe disa prononcime të atyre që na ofendojnë, në të vërtetë na ofendonin pse bëmë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, e tani vazhdojnë të na kritikojnë pse nuk po i ngjitemi koalicionit të PDK-së, për t’u siguruar numrat dhe legjitimitetin për dialog. Bile këtë e interpretojnë si mungesë të lidershipit. Ata po thonë se po brengosen që LDK ka devijuar nga fundamenti politikë i saj dhe unë iu them se një parti pa lidership, pa anëtarësi besnike nuk del parti e parë. LDK nuk bëhet bisht i askujt, dhe nuk i shërben asnjë politike që konsideron që nuk është e mirë”, tha ai.

Në 20 vjetorin e themelimit të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e vrasjes së veprimtarëve të LDK-së.

Mustafa: Kërkojmë nga institucionet të zbardhin vrasjet e veprimtarëve para dhe pas luftës

“Sot krahas  presidentit historik Ibrahim Rugova  ne i nderojmë me pietet akademik Fehmi Aganin, Latif Berishën, Bardhyl Qaushin, Xhemail Mustafën, Enver Malokun, Smajl Hajdarin. Heronjtë e Kosovës, Sali Qekajn, Agim Ramadanin Tahir Zemajn, ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, Xhavit Ahmetin, Nekibe Kelmendin, Hamdi Gashin, Haki Ymerin, Ekrem Rexhen, Ismet Racin, Fadil Feratit, Faruk Spahiun, Shaban Manajn ,Mark Malotën, Gjergj Sokolin, Agim Hajrizin.. si dhe shumë veprimtarë të tjerë, të cilët tashmë janë në botën e amshimit. Shumë nga këta veprimtarë u vranë nga dora tinzare gjatë luftës dhe pasluftës. Prandaj LDK kërkon që institucionet përgjegjëse të drejtësisë të zbardhin vrasjet e tyre dhe që kryesit dhe nxitësit e vrasjeve të përgjigjen para ligjit”, ka thënë Mustafa.

Ai themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur aktin më të rëndësishëm në skenën politike, duke e quajtur kështu kthesë historike.

Mustafa: Më vjen keq që në këtë kremtë të madhe po ju drejtohem ulur

“Më vjen keq që sot po ju drejtohem ulur në këtë kremtë të madhe, sepse ju e meritoni respektin më të madh. Po mbushet gati një vit që po ballafaqohem  me rehabilitimin shëndetësor gjatë të cilës kohë kam pasur përkrahjen e pjesës më të madhe të juve, kam pasur përkrahjen e familjes, bashkëpunëtorëve të mi të ngushtë, njerëzve të mirë, dhe me mbështetjen e Zotit dhe mjekëve të mrekullueshëm po arrijë që të rikuperohem ngadalë”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu ka thënë se dialogun mund ta zhvillojë një qeveri e fortë, e jo siç thotë ai, një qeveri e cila nuk ka as votat e mjaftueshme.

Ai tutje ka shtuar se vendit i duhet qeverisja e LDK-së, sepse sipas të cilit, kjo e fundit është unike.

Ndryshe, LDK është themeluar më 23 dhjetor të vitit 1989.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime janë shprehej që Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës.

Mustafa në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, tha se arnimi me një parti që nuk peshon sot më shumë dhe as 3 % të besimit qytetarë nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën , as si përfaqësim i opozitës por vetëm si lajthitje dhe vetmashtrim ehde i këtyre këtu edhe atje.

Mustafa shtoi se kjo ditë shënon aktin më të rëndësishëm në skenën politike, duke shtuar se kjo parti vazhdon të qëndrojë e para, edhe pas kaq viteve.

Ai tha se LDK po vazhdon të qëndrojë e para, qoftë në parlament, po ashtu edhe me udhëheqjen e komunave.

"Ne jemi të vendosur të luftojmë dhe kundërshtojmë ata që zhvatin pasurinë e Kosovës, kemi dije që të ofrojmë zhvillim ekonomik, punësim të rinjve dhe grave. Dita e themelimit të LDK-së është kthesë e madhe në historinë tonë", theksoi Mustafa.

Mustafa ka përmendur të gjithë të ata që nuk janë më, e që ishin bashkëpunëtorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar kështu nga institucionet që të zbardhin vrasjen e tyre, siç është Xhemail Mustafa, Ferid Agani, e shumë të tjerë.

Nuk la pa përmendur gjendjen politike. Sipas Mustafës, kjo Qeveri la vendin pa viza, duke shtuar se kjo qeveri është e panevojshme për qytetarët e vendit.

Sipas tij, tema e korrigjimit të kufijve, nuk do të përkrahet asnjëherë nga LDK-ja.

"Një parti pa lidership, nuk del parti e parë. LDK është parti e parë. Partia që është e para nuk bëhet bisht i askujt, nuk bëhemi pjesë e tyre që tua bëjmë numrat", tha ai.

Po ashtu, në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, Mustafa ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

"Dialogu duhet të zhvillohet shtet me shtet, marrëveshje përfundimtare duhet të arrihet pa e cenuar në asnjë formë sovranitetin e Kosovës, në bazë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Marrëveshjet duhet t’ia mundësojnë Kosovës, anëtarësim e organizatave ndërkombëtare", tha Mustafa.

***

Lidhjes Demokratike të Kosovës po shënon 29 vjetorin e themelimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat