Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown - Bota Sot
Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown

Aktuale

Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:16
Paddy Ashdown

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown.

Haradinaj ka thënë se Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Haradinajt në Facebook

Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë. Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit. Ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e liberalit të madh, Ashdown!

RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...