Profesori i Parisit reagon ashpër: Lista Serbe është vet Serbia, marre duhet me ju ardhë!

Aktuale

Profesori i Parisit reagon ashpër: Lista Serbe është vet Serbia, marre duhet me ju ardhë!

Nga: N.H Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Kuvendi i Kosovës

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se Kosova kurrë nuk ka qenë peng i Listës Serbe, por peng i bandave politike që në ballë të oxhakut e mbajnë shqiponjën.

Madje, sipas tij, interesi primar i këtij subjekti dhe i Serbisë është që Kosova të qeveriset sa më gjatë nga këto banda.

Ai nënvizon se Lista serbe është vet Serbia dhe ata e dinë që veprojnë në kuadër të një strategjie politike pan-serbe.

Ja shkrimi i plotë:

Kosova kurrë s’ka qenë peng i listes serbe por peng i bandave politike që n’ballë t’oxhakut e mbajnë shqiponjen.

Madje interesi primar i Listes serbe dhe i Serbisë është që Kosova të qeveriset sa më gjatë nga këto banda. Vetëm kështu Serbia dhe serbët mbesin faktorë n’Kosovë e n’Ballkan.

Pse s’u treguat patriotë kur u krijua qeveria me Listen serbe, dmth me pajtimin e Beogradit?

Mos na lodhni me patriotizëm se s’po i drejtoheni popullit suedez por popullit të Kosovës. E n’Kosovë i madh e i vogël e di tashmë kush jeni ju e kush janë pazarxhinjtë e Listes serbe.

Lista serbe është vet Serbia dhe ata e dinë që veprojnë në kuadër të një strategjie politike pan-serbe.

Ju jeni veç furnizues me oksigjen të bandave politike që tash e 20 vjet e asfiksojnë popullin e Kosovës dhe çojnë ujë pikërisht në mullirin e strategjisë serbe.

Tash ju na dolët si shpëtuesit e Kosovës me relikte të bodrumeve jugosllave të cilat ju ndjekin si fantazma.

Ruajtja e një mandati deputeti nuk e arsyeton çdo marrëzi e çdo turpnim.

Marre duhet me ju ardhë.
Ikni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat