Fisnik Ismaili e quan të mirëfilltë pazarin me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn

Aktuale

Fisnik Ismaili e quan të mirëfilltë pazarin me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:40
Albin Kurti, Fisnik Ismaili , Adem Grabovci dhe Visar Ymeri

Ish-militantët e VV’së, tash përkrahës të Shpend Ahmetit, nuk iu dridhet qerpiku kur flasin për afërsi me Kadri Veselin e Ramush Haradinaj. Njëri prej tyre, Fisnik Ismaili, ka thënë se pazari ka qenë i mirëfilltë.

“Qe ku dallon "pazari" jonë, që quhet politikë e mirëfilltë për mirëqenien e secilit, me pazaret ordinere të të tjerëve, që bëhen për interesa vetanake, e spjegueme mrekullueshëm nga Dardan Sejdiu”, ka shkruar Ismaili pas reagimit të Kurtit se gjithë ata që po largohen prej VV’së po perëndojnë në prehrin e PDK’së.

Sipas tij, pazari i PSD’së me Veselin e Haradinajn prek pagat, shëndetësinë, bujqësinë e fusha të tjera që janë në interes të qytetarëve.

“ “Pazari” i parë ka të bëjë me Ligjin për paga, me theks të veçantë në kërkesat e sektorit të shëndetësisë! Kemi kushtëzuar votën tonë me leximin e dytë të këtij ligji, para votës në lexim të dytë për ndarjet buxhetore!”, ka shtuar ai.

Ka premtuar se pazaret e PSD’së do të vazhdojnë për ‘të mirën e qytetarëve’.

“Po, nuk do t’i ndali këto “pazare” për aq kohë sa jam në politikë!”, ka shtuar ai.

Ky është reagimi i tretë i zyrtarit të PSD’së brenda 24 orëve pas publikimit të skandalit me mesazhet e kësaj partie për pazare e borxhe me Qeverinë.
Aty, Krasniqi paralajmëronte largim nga politike, por më vonë, tha se kishte folur për një person të tretë derisa shprehu se ishte i kënaqur me PSD’në.

Reagimi i Krasniqit erdhi pasi ofertës sëPDK’së e AAK’së,të cilat ia ofruan Shpend Ahmetit katër Ministritë e AKR’së.

Të shtunën media , publikoi disa mesazhe të njeriut më të fortë të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fliste me zyrtarët e Qeverisë për pazaret dhe borxhet pas votimit të buxhetit. 

Madje, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se zyrtarët e PSD’së duhet të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe i PSD’së, po vazhdon të heshtë. Nuk e ka thënë asnjë fjalë. Njësoj sikurse Ahmeti edhe një televizion kabllor s’ka pasur asnjë lajm të shtunën për skandalin e mesazheve komprometuese të PSD’së me Qeverinë.

PSD sipas sondazheve të fundit ka fuqi elektorale diku te 2 për qindëshi. Zyrtarët e LDK’së dhe VV’së kanë thënë se shkuarja e Shpend Ahmetit te Kadri Veseli e Ramush Haradinaj ka ndodhur për shkak se PSD i është frikësuar zgjedhjeve dhe humbjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat