Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se shtete mike të Kosovës, kanë paralajmëruar pasoja për vendet, të cilat kanë hequr njohjen e pavarësisë së Kosovës me kërkesën e Serbisë.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se këtë do ta bëjnë shtetet si Britania e Madhe dhe Franca, përcjell Bota sot.
“Britania e Madhe dhe Franca kanë paralajmëruar pasoja për shtetet të cilat kanë hequr njohjen Kosovës me kërkesën e Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Së fundmi, njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ka tërhequr Ishujt Solomon dhe Surinami, ndërsa sipas raportimeve, edhe disa vende të tjera, do të bëjnë të njëjtën gjë./BS