Besnik Tahiri: Buxheti u rrit 6 për qind për ushtrinë, 18 për shëndetësinë e 10 për arsimin

Aktuale

Besnik Tahiri: Buxheti u rrit 6 për qind për ushtrinë, 18 për shëndetësinë e 10 për arsimin

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 19:27
Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri,

Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri, ka theksuar se buxheti i shtetit është rritur ndjeshëm në disa fusha të rëndësishme për vitin e ardhshëm.

Sipas Tahirit, në krahasim me vitin e kaluar, për ushtrinë janë ndarë 6 për qind më shumë mjete financiare.

Buxheti, ka treguar Tahiri nëpërmjet një shkrimi në Facebook, është rritur 18 për qind për shëndetësinë.

Ndërkaq, për arsimin më 2019 janë ndarë 10 për qind më shumë mjete financiare në krahasim me vitin që po lëmë pas.

Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Buxheti 2019!

Kudo në vendet demokratike votimi i buxhetit ngjallë debat si në qarqet politike parlamentare njëashtu edhe tek shoqëria civile.

Në javën që lam pas, një diskutim të tillë e patëm për buxhetin që kaloi të premtën në lexim të parë kurse në diskursin publik ndërkombëtar u fol dhe po debatohet shumë fakti që në SHBA nuk kaloi buxheti në Kongres dhe për rrjedhojë disa departamente të shtetit amerikan janë në pushim të dhunshëm, moment ky që njihet si #Governmentshutdown https://edition-m.cnn.com/…/government-shutdown…/index.html… ketu mundeni të lexoni për situatën në SHBA. Unë spo e analizoj sot situatën në SHBA, edhe pse është shumë interesant por po ndalem tek analiza e buxhetit që kaloi të premten.

Është për tu habitur qysh krejt diskursi publik rreth buxhetit u lidh me një pozicion politik të PSD-së për ta votuar buxhetin, e që mendoj kanë pasur një pozicion të qartë politik si me kërkesat e tyre e pashtu edhe me arsyeshmërinë e prezantuar nga Dardan Sejdiu. Për mua është shumë habitëse se si në faktë askush nuk e pa të arsyeshme ti sheh numrat në buxhet dhe të analizojë përmbajtjen.

Unë për ju miq po i prezantoj disa të dhëna që mund të jenë me interes për ju:

Buxheti për vitin 2019 në FUSHËN E MBROJTJES DHE SIGURISË PUBLIKE parasheh ndarje buxhetore në vlerë prej 204 milionë Euro, që nënkupton mbështetje të shtuar financiare prej 6% krahasuar me buxhetin 2018.

Për SEKTORIN E SHËNDETËSISË është propozuar një ndarje buxhetore në rritje me 18% në nivelin qendror. Ndërsa, veç kësaj granti komunal për shëndetësinë primare është rritur me 10%. Buxheti për vitin 2019 për shëndetësinë parashihet të jetë rreth 233.9 milionë Euro. Në këtë buxhet ka rritje të ndarjes buxhetore për barëra esenciale rreth 20.3% krahasuar me vitin paraprak. Për më shumë shpenzimet kapitale janë rritur për 51% që i bien nga 24.8 në 37.6 milionë euro.

Sa i përket SEKTORIT TË ARSIMIT, ndarja buxhetore për vitin 2019 është për 10% më e madhe se vitin paraprak. Duke llogaritur edhe rritjen prej 9% të grantit komunal për arsim, atëherë totali i shpenzimeve për arsim planifikohet në 292.4 milionë Euro.

Në SEKTORIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK, respektivisht në fushën e infrastrukturës dhe konkurrueshmërisë ekonomike, buxheti për këtë vit parasheh rritje deri në 5.1% krahasuar me vitin 2018, që i bie të jetë rreth 391 milionë Euro.

MZHE ka pasur një rritje prej 67% në krahasim me vitin 2018 që vjen kryesisht nga rritja e investimeve kapitale. Për të promovuar Inovacionin dhe Zhvillimin e Teknologjisë si ndër prioritetet kryesore, buxheti i propozuar parasheh një rritje prej 21.9%. Në total, në mbështetje të zhvillimit ekonomik, buxheti 2019 parasheh shpenzime direkte në vlerë prej mbi 452 milionë Euro.

Zvogëlimi i NDOTJES SË MJEDISIT DHE KRIJIMI I QASJES SË INTEGRUAR për kontrollin e ndotjes dhe monitorimin e zbatimit të lejeve mjedisore, përmirësimi i monitorimit dhe raportimi për cilësinë e ajrit, etj është evidentuar si një prioritet i qeverise dhe buxheti 2019 parasheh një rritje prej 32 % për këtë kategori.

Për realizimin e prioritetit të QEVERISJES SË MIRË, ndarjet buxhetore janë rritur në sektorët e Qeverisjes së Përgjithshme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Total financimi për këta dy sektorë është rritur me rreth 14.8%, duke arritur vlerën në 123 milionë Euro.

Për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, buxheti është rritur me 30.8% krahasuar me buxhetin 2018.

Po ashtu, për të garantuar funksionim adekuat të shërbimit shtetëror diplomatik, ka pasur rritje të rëndësishme në buxhetin operativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme me 7.7%.

Buxheti është rritur dukshëm për SEKTORIN E PUNËSIMIT DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE, si dhe atë të Kulturës, financimi i planifikuar buxhetor është rritur me 13.7%, nga 453.8 milionë Euro në 515.9 milionë Euro.

Lidhur me përfitimet të asistencës sociale pjesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kemi një rritje prej 15.3% brenda vitit 2019, e cila përfshin financimin e skemave të përkrahjes për qytetarët e pa-aftësuar në vendin e punës, për pensionin familjar, për pagesën e mbështetjes financiare për qytetarët paraplegjik dhe kujdestarëve të tyre, si dhe për mbështetjen financiare për viktimat e dhunës seksuale të luftës.
o Në të njëjtën kohë, buxheti për kulturën, rininë dhe sportin është rritur me 13.2%.

NIVELI KOMUNAL - Nga gjithsej rritja e shpenzimeve, 44.3 milionë euro shtesë janë të dedikuara për rritjen e shpenzimeve të buxhetuara në nivelin komunal. Në total, shpenzimet e planifikuara për financimin e buxhetit komunal kanë arritur shumën prej 530.8 milionë Euro, duke i dhënë mbështetje të rëndësishme ofrimit më kualitativ të shërbimeve komunale dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Rritja prej 9.1% në FINANCIMIN E BUXHETIT KOMUNAL - krahasuar me vitin paraprak – reflekton rritjen e grantit të përgjithshëm (me 7.1 milionë, në 180.7 milionë), grantit për arsim (me 14.7 milionë, në 185 milionë), dhe grantit për shëndetësi primare (me 4.9 milionë, në 53.4 milionë Euro).

o Për vitin 2019 Kryeqyteti, Prishtina përfiton grant shtesë prej 10.8 milionë si rrjedhojë e Ligjit për Kryeqytetin.

Këto të dhëna janë vetëm një pjesë e së vërtetës që vie nga një analizë e shkurtër e që tregon së Qeveria Haradinaj është 100 përqind në funksion të qytetarit.

Urime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat