Pse sipas Kurtit përpjekjet e Thaçit që marrëveshja me Serbinë të arrihet në pranverë lidhen me Specialen

Aktuale

Pse sipas Kurtit përpjekjet e Thaçit që marrëveshja me Serbinë të arrihet në pranverë lidhen me Specialen

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 19:48
Albin Kurti

Viti 2019 do të jetë vit i vështirë për Kosovën, ka paralajmëruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pushteti aktual, sipas Kurtit, do t’i sjellë vetëm të këqija Kosovës.

Duke iu referuar mesazheve të publikuara të shtunën mes ish-deputetit të VV-së, Dardan Molliqajt, Pal Lekajt dhe Bilal Sherifit, Kurti, në mbledhjen e Këshillit të kësaj partie, ka thënë se kjo dëshmon se deputetët e PSD-së janë blerë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Lideri i VV-së ka thënë se është fatkeqësi që dialogu me Serbinë të përcaktohet nga presidenti Thaçi.

Sipas Kurtit, përpjekjet e Thaçit që marrëveshja me shtetin serb të arrihet më së largu deri në pranverë, lidhen me Gjykatën Speciale.

Sipas Kurtit, bashkë me LDK-në, si dy partitë më të mëdha në vend, nuk do të lejojnë që asnjë projekt i dëmshëm për vendin të miratohet.

Ai ka shtuar se vetëm zgjedhjet e reja do t’i japin fund të keqes në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat