Vjen reagimi nga Vetëvendosje: PSD montoi videon ku Kurti flet për vijat e kuqe për PDK-në

Aktuale

Vjen reagimi nga Vetëvendosje: PSD montoi videon ku Kurti flet për vijat e kuqe për PDK-në

Nga: N.H Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 22:56
Albin Kurti

Anëtari i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqit. Ky ku i fundit ka publikuar një video të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, e cila ishte mbajtur në vitin 2016.

Përmes videos së publikuar, Krasniqi ka thënë që në atë mbledhje, Kurti ka deklaruar që nuk duhet të ketë vija të kuqe për PDK-në.

Por, Ahmeti ka sqaruar në profilin e tij në Facebook, që PSD ka bërë montim atë video dhe duke e prerë fjalimin e plotë të Albin Kurtit.

Reagimi i plotë i Valdrin Ahmetit:

PSD po perpiqet me fole qysh tha Kadrija, por ende eshte fillestare. Boll jane lodhur duke montuar e duke prere fjalen e Albinit, per te thene se Albini paska analizuar qe fitorja e LV mund ta ndryshoje PDK. Mirepo kjo analize e Albinit eshte thene nga vete ai publikisht edhe ne emision televiziv, e s ka asgje sekrete aty.

Sekrete mbeten vec borxhet qe Dardani i ka Palit e Shpendi Kadriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat