Frashër Krasniqi Vetëvendosjes: Nëse doni, i hapim krejt videot, ama mos thuani mandej ‘naluni’

Aktuale

Frashër Krasniqi Vetëvendosjes: Nëse doni, i hapim krejt videot, ama mos thuani mandej ‘naluni’

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 23:43
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka reaguar ish-bashkëpartiakut të tij nga Vetëvendosje, Liburn Aliut i cili e portretizoi këtë me një fotografi të Edward Scissorhands.

Aliu këtë e bëri pasi Krasniqi publikoi një Video ku Albin Kurti dëgjohet të mos lë vija të kuqe për bashkëpunimin me PDK-në.

Krasniqi në profilin e tij në Faceobook i ka thënë Liburn Aliut se mund të publikojë edhe video të tjera, por të mos i kërkoj në mandej që të ndalet.

“Liburn Aliu mirë që s’keni ma argumente e po merreni me karikatura :). Këtu ju prita. A ki me thënë najsen për videon? Silluni e pshtilluni, si Albini në atë video. Qitni fall, si Albini sot ma herët. Vajtoni si Isa Mustafa. Ne po ecim përpara. P.S. Nëse doni, i hapim krejt videot e mbledhjeve, ama mos thuni “naluni”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat