Gashi tronditë me të gjeturat për masakrën e Mejës: Përmend emrat e katër shqiptarëve të përfshirë në këtë gjenocid

Aktuale

Gashi tronditë me të gjeturat për masakrën e Mejës: Përmend emrat e katër shqiptarëve të përfshirë në këtë gjenocid

Nga: N.Sh Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:52
Pamje nga varrezat e masakrës së Mejës

Politologu Shkëlzen Gashi, i cili është duke punuar për krijimin e Muzeut për Krimet e Luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, konkretisht për prezantimin e masakrës së Mejës, ka befasuar me të gjeturat për këtë masakër.

Në masakrën e Mejës, janë vrarë gjithsej 372 civilë shqiptarë, nga forcat paramilitare serbe.

Befasia për këtë masakër është se aty ishin përfshirë edhe disa shqiptarë, sipas Gashit.

Gashi, ka treguar emrat e shqiptarëve të cilët në këtë masakër ishin të përfshirë.

“Nikë Peraj, oficer i Ushtrisë së Jugosllavisë deri më 10 qershor 1999. Dëshmoi kundër Milošević-it në Hagë.

Naser Arifaj, polic serb në Gjakovë. U vra nga UÇK-ja gjatë luftës.

Muharrem Ibraj, komandant i policisë serbe në Gjakovë. Interpoli e kërkon për Masakrën e Mejës.

Sahit Halitaj, bashkëpunëtor i policisë në Masakrën e Mejës. EULEX-i ngriti aktakuzë kundër tij”, shkruan Gashi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i politologut Gashi:

Duke punuar për krijimin e Muzeut për Krimet e Luftës në Kosovë 1998-1999, konkretisht për prezantimin e Masakrës së Mejës, në të cilën ishin vrarë gjithsej 372 civilë shqiptarë, u befasova që në kryerjen e kësaj masakre ishin përfshirë edhe disa shqiptarë:

Nikë Peraj, oficer i Ushtrisë së Jugosllavisë deri më 10 qershor 1999. Dëshmoi kundër Milošević-it në Hagë.

Naser Arifaj, polic serb në Gjakovë. U vra nga UÇK-ja gjatë luftës.

Muharrem Ibraj, komandant i policisë serbe në Gjakovë. Interpoli e kërkon për Masakrën e Mejës.

Sahit Halitaj, bashkëpunëtor i policisë në Masakrën e Mejës. EULEX-i ngriti aktakuzë kundër tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat