Shëndetësia nga e mërkura në grevë të përgjithshme

Aktuale

Shëndetësia nga e mërkura në grevë të përgjithshme

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:51
QKUK

Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës grevën e filluan një javë më parë, më 7 dhjetor.

Ata kërkuan ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimin e kushteve si dhe implementimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale.

Kësaj greve pritet ti bashkohen nga e mërkura edhe Klinika e Kirurgjisë, Ortopedisë, Urologjisë, Ophtalmologjisë, në përkrahje të kërkesave të tyre.

Media rreth kësaj ka kontaktuar me Kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i cili tregoi nga e mërkura do të hyjnë në grevë në nivel nacional.

“I kemi njoftuar organet kompetente, Policinë, të gjithë se të mërkurën do të hyjmë në grevë të gjithë, në nivel nacional pa përjashtim”, ka thënë Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat