Çmimi i lartë i naftës, mblidhet urgjentisht Autoriteti i Konkurrencës

Aktuale

Çmimi i lartë i naftës, mblidhet urgjentisht Autoriteti i Konkurrencës

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:32
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se ka nisur mbledhja e AKK’së për të filluar hetimet për tregun e derivative të naftës.

Sipas tij, divizioni Anti-kartel sapo morri instrukcionet e duhura për këtë dukuri.

Prestreshi ka shtuar se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe në të kaluarën ka monitoriuar tregun e derivateve të naftës si pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane, dhe konkluzionet e veta i’a ka dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Pas diskutimeve që u bënë për çmimin e naftës në Kosovë, Prestreshi dje bëri të ditur gjithashtu se për këtë do të kërkojnë edhe ndihmën e Prokurorisë Speciale./Express

Postimi i plotë:

Duke ndodhur tani, mblidhet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës për të filluar hetimin paraprak në tregun e derivateve të naftës.
Divizioni Anti-kartel sapo morri instrukcionet e duhura për këtë dukuri.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe në të kaluarën ka qenë duke e monitoruar tregun e derivateve të naftës si pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane, dhe konkluzionet e veta i’a ka dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, këtë raport mund ta gjeni ne webfaqe të AKK-së. VP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat