Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Aktuale

Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:38
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në ora 14:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, pikë e rendit të ditës është kërkesa e opozitës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për  draft-marrëveshjen për dialogun me Serbinë.

“Kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë””, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat