Thaçi: Do t’i propozoj Qeverisë rritjen e pagave të ushtarëve

Aktuale

Thaçi: Do t’i propozoj Qeverisë rritjen e pagave të ushtarëve

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:13
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi sot u ka shërbyer ushqim ushtarëve në kazermën e FSK-së.

Nga aty, komandanti suprem i FSK-së tha do të kërkojë nga Qeveria që t’u rriten pagat të gjithë ushtarëve, në mënyrë që ata të kenë jetë të dinjitetshme.

Thaçi: Do t’i propozojë qeverisë rritjen e pagave të ushtarëve

“Unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës t’i propozojë Qeverisë së Kosovës  rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së, që njerëzit këtu, ushtarët, oficerët, nënoficerët  të kenë një jetë të dinjitetshme, një punë të dinjitetshme  në punën dhe angazhimin e tyre, shpresoj se qeveria  do t’i përgjigjet pozitivisht  thirrjes dhe kërkesës time  për rritjen e pagave  në mënyrë solide  dhe të pranueshme. Prandaj kam besim të plotë që  gjitha institucionet e vendit, Kuvendi i Kosovës, presidenca, qeveria  do të jemi të mobilizuar, pa dallim edhe në këtë drejtim”, tha Thaçi.

Thaçi: Ndihem krenar për kohën kur kam qenë luftëtarë i lirisë

“Unë ndihem shumë krenar për kohën kur kam qenë  luftëtarë i lirisë, në kushtet dhe rrethanat që i kemi pasur jo të lehta. Tash  është lehtë me fol, por ajo periudhë më jep dinjitet, më jep integritet, më jep krenari  si president i Kosovës. Për të vazhduar në misionin e ri, atë të fuqizimit të Ushtrisë së Kosovës. Që të jetë ushtri e paqes, e stabilitetit, e misionit në vende të ndryshme  të botës, për t’i kultivuar paqes së bashku  me partnerët tjerë”, ka shtuar ai.

Sa i përket bashkimit të Mitrovicës Jugore me Verioren, ai u shpreh se vendimi më i qëlluar, është funksionimi i qytetit të Mitrovicës si një i vetëm.

Nuk la pa përmendur edhe pakon e ligjeve për FSK-në.

Thaçi: Ende nuk është nënshkruar pako e ligjeve për FSK-në

“Pako e ligjeve akoma nuk ka ardhur  proceduralisht, por në momentin që do të vij, do të informoheni dhe do t’i nënshkruaj”, tha ai.

Ditë më parë në Këshillin e Sigurimit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Thaçi ka folur për gjenocidin e kryer nga shteti serb në Kosovë. Ai u zotua se vazhdimisht do ta theksojë këtë gjë.

Thaçi: Serbisë duhet t’ia përmendim masakrat në Kosovë

“Serbia nuk heziton të gënjej botën, atëherë ne nuk duhet të hezitojmë  dhe thjesht nuk duhet të frenohemi  të thojmë të vërtetetën, që shteti i Serbisë në Kosovë  në vitet 98-99  ka vravë mbi 13 mijë e 500  civil shqiptarë. Shteti i Serbisë, njerëzit e saj  në hierarki ushtarake  kanë dhunuar rreth 20 mijë  gra shqiptare, dhe askush  nuk është akuzuar dhe dënuar. Gjithashtu rreth 40 për qind  e infrastrukturës  së Kosovës ishte shkatërruar, dhe askush nuk është akuzuar  e lërë më dënuar. Por, janë kryer edhe 400 masakra  në mënyrë të organizuar  dhe sistematike,  nga shteti i Serbisë, askush nuk është akuzuar dhe dënuar. Gjithashtu dua të potencoj  që në Kosovë ka ndodh spastrim  etnik në përmasa të  gjenocidit dhe dëbimit  në mënyrë sistematike, kështu që natyrisht që i kam theksuar vazhdimisht dhe do t’i rithe ksojë vazhdimisht  dhe botërisht”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se deputetët me 14 dhjetor miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Thaçi kërkon nga Qeveria rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme drekoi me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas drekës që e zhvilloi me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u shpreh i kënaqur që takoi përsëri ata.

Në deklaratën e tij për media pas kësaj dreke, Thaçi ka thënë se ka bërë kërkesë në Qeveri që të ketë rritje të pagave për të gjithë pjesëtarët e FSK-së.

“Tash pasi themeluam ushtrinë të gjithë kemi një unanimitet të plotë të mbështetjes së ushtrisë së Kosovës, të zhvillimit të saj, të punës saj të mbarë, të realizimit të qëllimit dhe misionit të tyre, unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandat suprem i Ushtrisë së Kosovës ti propozoj qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së që njerëzit këtu, ushtarët, oficerët, nënoficerët që të kenë një jetë të dinjitetshme, një punë të dinjitetshme në punën dhe angazhimin e tyre. Shpresoj se Qeveria do ti përgjigjet pozitivisht thirrjes dhe kërkesës sime për rritjen e pagave në mënyrë solide dhe të pranueshme. Prandaj kam besim të plotë se të gjitha institucionet e vendit do të jemi të mobilizuar pa dallim edhe në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera kreu i vendit, raporton lajmi.net.

Tutje Thaçi ka thënë se këtë drekë e kishte si obligim me ushtarët e FSK-së pas mbledhjes që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork me kërkesë të Serbisë.

Sipas Thaçit edhe në këtë mbledhje u vërtetua botërisht përkrahja e miqve dhe aleatëve ndërkombëtar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat