Qeveria miraton projektligjin për dialogun, ndan 300 mijë euro për ekipin negociator

Aktuale

Qeveria miraton projektligjin për dialogun, ndan 300 mijë euro për ekipin negociator

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:39
Mbledhje e Qeverisë së Kosovës

(E plotësuar) - 300 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë. Ky vendim erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për letërnjoftim, më kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për të pasur të drejtë për t'u pajisur me letërnjoftim.

Prej tash, të drejtë për letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit.

Qeveria miraton projektligjin për dialogun

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës të Kosovës në procesin e dialogut me e Serbisë.

Ndërkohë, ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka propozuar që prej sot të ndalet importi i coca-colës nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat