Haradinaj e quan joserioze peticionin e nisur nga Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës

Aktuale

Haradinaj e quan joserioze peticionin e nisur nga Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për peticionin e nisur sot nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahitiri për bashkimin e Mitrovicës.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj e ka quajtur joserioze iniciativën e Bahtirit.

Sipas tij, Bahtiri dhe gjithë të tjerët janë vet ata që e kanë ndarë Kosovë.

“Nuk kemi pasur nevojë të i ndajmë që t’i bashkojmë tash, po më duket pak jo serioze ajo çka po ndodh atje. Ne të njëjtit njerëz jemi, nuk është dashur të ndahet atëherë që të bashkohet tani. Nën ne ajo është ndarë, dhe që ta bashkojmë ne të njëjtit po më duket e pakuptimtë”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë konferencë, duke folur për miratimin e projektligjit për dialogun, ai ka ftuar LDK-në dhe VV-në që t’i  bashkohen ekipit negociues.

Më tej ai ka thënë e ndihet i befasuar me reagimet e LDK-së, pasi ajo është një parti e tryezës dhe e bashkëpunimit.

“Ftesa e kryetarit Veseli është një përpjekje e radhës për t’i dhënë mundësi opozitës që ato të përfshihen në dialog. VV edhe ashtu ka pasur një qasje më ndryshe, ndërsa LDK ka qenë një parti e tryezës e bashkëpunimit, përjashtimi i LDK nga kjo temë është i habitshëm. Ftesa ime për ta është se tema është e ndjeshme dhe të gjitha duhet përfshihen në këtë dhe i lus të gjithë të marrin përgjegjësitë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat