Djali i dëshmorit të UÇK-së profesor i ushtarëve amerikan

Aktuale

Djali i dëshmorit të UÇK-së profesor i ushtarëve amerikan

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:15
Ushtria amerikane

Shqiptarët kudo që janë po dëshmohen të suksesshëm në punën që bëjnë, duke na bërë të ndihemi jo rrallë herë krenarë.

I tillë është edhe djali i dëshmorit Afrim Buçaj, Valmir Buçaj i cili ka mbaruar doktoraturën në Matematikë në Hjuston të Teksasit.

Ai tani ka marrë ftesë të bëhet profesor në një akademi ushtarake në Nju Jork . Djali i dëshmorit Buçaj tani është profesor në West Point, në Akademinë më elitare në botë e cila shkollon oficerët lider të ushtrisë amerikane.

Buçaj ka shpërndarë një fotografi  në rrjetin social Facebook,  ku tregon se sa i privilegjuar  ndihet të jap kontributin e tij dhe t’ia kthej sado pak Amerikës dhe ushtrisë së saj gjithë atë çfarë kanë bërë për popullin e Kosovës.

“ Këta janë disa nga liderët e së ardhmes të ushtrisë më të mirë në botë, Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe unë kisha nderin që t’iu jap mësim në këtë semestër në West Point.

Për këto vajza e djem të rinjtë të mrekullueshëm nuk kam asgjë tjetër veçse respekt.

Image

Është një privilegj i vërtet për të qenë pjesë e rrugëtimit të tyre dhe një mënyrë sado modeste për tua kthyer Ushtrisë Amerikane gjithë atë që kanë bërë për popullin e Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovës”, ka shkruar Buçaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat