Zv/ministri i MMPH-së, Gjergj Beka, nënshkruan peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

Aktuale

Zv/ministri i MMPH-së, Gjergj Beka, nënshkruan peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:57
Gjergj Beka

Zv/ministri i MMPH-së, Gjergj Beka, nënshkruan peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, gjatë  qëndrimit të tij në Mitrovicë ka vizituar pikat e nënshkrimit të peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës dhe është nënshkruar edhe vet në listën e peticionit.

Zëvendësministri Beka, tha se e mbështet fuqishëm nisëm e kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe vendimin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës për mbledhjen e më shumë se 10 mijë nënshkrimeve përmes peticionit, me qëllim të adresimit të konkluzionit të Kuvendit të Komunës në institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Zv/ministri Beka u shpreh të jetë i kënaqur me përgjigjen e qytetarëve të komunës së Mitrovicës, ftesës së Kuvendit të Komunës për nënshkrimin e peticionit për ribashkimin e qytetit, duke u shprehur njëkohësisht i bindur se nënshkrimet e nevojshme do të mblidhen brend kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat