Në fillim të janarit ekipi negociator pritet të shkojë në Bruksel

Aktuale

Në fillim të janarit ekipi negociator pritet të shkojë në Bruksel

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë pritet të shkojë për bisedime në Bruksel në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm.

Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj ka thënë pas takimit me krerët e shtetit se temat që priten të hapet për diskutim me shtetin serb do të jenë ekonomia dhe fati i personave të pagjetur.

Limaj: Në fillim të janarit delegacioni pritet të shkojë në Bruksel

“Presim që në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm delegacioni shtetëror të këtë një vizitë me ftesë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe aty ne do të shkojmë të përgatitur me temat që ne besojmë që do t’i trajtojmë me Serbinë. Sigurisht edhe Brukseli ka çka na thotë në këtë drejtim, kështu delegacioni dalëngadalë po shkon drejt funksionalizimit siç e ka marrë mandatin në parlament”, tha Limaj.

Zëvendëskryeministri Limaj, ndër të tjera, tha se pret që shumë shpejt presidenti Hashim Thaçi do t’i pajisë me gjitha materialet e nevojshme mbi tematikat që janë diskutuar deri më tani.

Limaj: Presidenti do të furnizojë delegacionin me të gjitha dokumentacionin

“Temë e diskutimit ka qenë njoftimi i delegacionit për vizitat që kemi pasur me krerët e shtetit, përfaqësues ndërkombëtar këtu dhe gjithashtu pjesë e diskutimit ka qenë një raport i shkurtër i punës së delegacionit për përgatitjen e draft-platformës. Temë tjetër kemi pasur vizitat që ka me pasur delegacioni shtetëror. Sot kemi pasur takim me presidentin, ka qenë takimi i parë dhe në këtë takim biseduam me presidentin për të parë ku jemi me dialogun, presidenti ofroj mbështetje të plotë delegacionit shtetëror me atë që është biseduar deri më tani ka mbetur që presidenti të furnizojë delegacionin me gjitha dokumentet që janë nënshkruar deri më tani”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës sotme janë ndarë 300 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator, vendim ky që erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat