Analisti i njohur: Marrja nuk është vlerë e njerëzve të pistë

Aktuale

Analisti i njohur: Marrja nuk është vlerë e njerëzve të pistë

Nga: N.H Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:14
Shpend Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj

Analisti i njohur, Haki Abazi, ka bërë një koment rreth takimit të dy bashkëkryesuesve me presidentin Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrja nuk është vlerë e njerëzve të pistë. Abazi ngjarjes së sotme i ka kushtuar metamorfozën Gomari i babatasit nga Gjergj Fishta.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Marrja nuk është vlere e njerezve të pistë.

Deputetët kryekungulli me tërrtabuclecin; vesh-llapota me kryemataren, surratqerepi me ftyrfudullin, 
kryetuli me gojopangën, hundspeci me hundkastravecin dalin prej anës s’asamblesë, shumica e madhe e tyne tue u zgërdhi njani me tjetrin. kush ndezë cingarën: kush shkon me pi ujë n’odë të katrovavet; kush rrethon aty njanin a tjetrin ministër, për me i porositë për ndo’i zyre vllanë, akrabanë, mikun, bashkbesimtarin e vet, analfabeta, semi-analfabeta, delinkventa atëherë dalë prej burgut – sido kjoshin. – nji palë flasin vesh m’vesh me kondrabandaxhi, ortakë të vet; tjerët futen në zyre të kryetarit, ku, bashkë me té intrigojnë për punë të leshit......hahahaahha

Fishta- gomari i babatasit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat