Thaçi flet për mikun e tij i cili la studimet për të veshur uniformën e UÇK-së!

Aktuale

Thaçi flet për mikun e tij i cili la studimet për të veshur uniformën e UÇK-së!

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:26
Xhevdet Tahiraj dhe Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me anë të një njoftimi ka treguar se sot gjatë ditës ka takuar mikun e tij, kolonelin Xhevdet Tahiraj, i cili aktualisht është Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në kuadër të FSK-së.

“Xhevdeti, njësoj sikur shumë studentë të tjerë në vitet e 90-ta, ishte i detyruar të largohej nga Kosova, për t’i vazhduar studimet në Tiranë. Në atë kohë, qindra studentë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, në kushte të vështira dhe larg familjeve të tyre, me sukses përfunduan studimet në Shqipëri”, ka shkruar Thaçi krahas fotografisë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot, takova mikun tim, kolonelin Xhevdet Tahiraj, i cili aktualisht është Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në kuadër të FSK-së. Xhevdeti, njësoj sikur shumë studentë të tjerë në vitet e 90-ta, ishte i detyruar të largohej nga Kosova, për t’i vazhduar studimet në Tiranë.

Në atë kohë, qindra studentë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, në kushte të vështira dhe larg familjeve të tyre, me sukses përfunduan studimet në Shqipëri.

Apartamentet e tyre të thjeshta, por edhe dhomat e vogla të konvikteve ishin gjithmonë të hapura për luftëtarët e lirisë. Për më tepër, këta studentë me krenari i veshën uniformat e ushtarëve të lirisë, duke lënë librat përkohësisht në një anë, deri në çlirimin e vendit tonë.

Por, misioni në shërbim të atdheut nuk përfundon asnjëherë, për të gjithë ata që e duan Kosovën e zhvilluar. Këtë mision është duke e vazhduar përsëri Xhevdeti, së bashku me qindra e qindra djem dhe vajza, që shërbejnë me ose pa uniformë për Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të zhvilluar. Respekt për të gjithë ata që i shërbejnë vendit tonë! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat