Krasniqi: VV dhe LDK po na xhelozojnë

Aktuale

Krasniqi: VV dhe LDK po na xhelozojnë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 19:53
Frashër Krasniqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi tregoi arsyet pse kjo parti është përfshirë në ‘luftë fjalësh’ me opozitën.

“Prej Vetëvendosjes dhe LDK-së jemi në shënjestër për shkak të xhelozisë dhe inateve partiake. Xhelozi sepse PSD-ja po i realizon krejt kërkesat që i ka pasur opozita”, ka thënë ai.

“Prej kur është themeluar kjo qeveri, vetëm një sukses nëse e kanë pasur si opozitë ne tërhiqemi”.

Krasniqi gjithashtu komentoi edhe mesazhet e deputetëve të PSD-së, për të cilat tha se nuk kanë qenë pazare por çështje negocimi. Ai shtoi është mjaft i kënaqur në këtë parti dhe se mesazhet ku flitet largimi nga PSD-ja kishin të bënin me një person tjetër.

Deputeti i PSD-së pati edhe një mesazh për Vetëvendosjen, përderisa komentoi publikimin e videos se Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Kemi dashur t’ju themi se me dashtë me e banalizu muhabetin edhe debatin edhe na kemi çka flasim edhe çka qesim edhe ne mundemi me i publiku të gjitha videot”.

“Leni këto diskutime banale. Lëne të kaluarën, le të sillemi si subjekte serioze që kanë strategji serioze dhe të ecim para. E ftoj VV-në edhe LDK-në që të bëhen pjesë e dialogut. Vetëm në këtë mënyrë mund ta faktorizojmë opozitën në dialog”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat