Tahiri: Kemi përfunduar të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave

Aktuale

Tahiri: Kemi përfunduar të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:35
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se Kosova ka përfunduar të gjitha obligimet e saj për liberalizimin e vizave.

Megjithatë i ftuar në emisionin Pressing në T7, Tahiri ka pranuar se ka pasur shumë faktor që kanë ndikuar në shtyrjen e këtij procesi për kosovarët.

“Çdo kërcënim, çdo lëndim në fushën e gjyqësorit shkon në dëm të Kosovës”, tha Tahiri.

Këtu ai shton se edhe sulmi ndaj prokurorit Elez Blakaj, ka mund të ndikonte në mos liberalizmin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat