A i mori Shpend Ahmeti shënimet për argumentin e ri “qysh tha Hashimi në takim”?

Aktuale

A i mori Shpend Ahmeti shënimet për argumentin e ri “qysh tha Hashimi në takim”?

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:37
Shpend Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar edhe i Partisë Socialdemokrate është bërë “citues” i rregullt i atyre që me vite të tëra i ka sulmuar.

Këto ditë kur u zbuluan mesazhet e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj, duke e bërë “pazarin” me njerëz të AAK-së dhe Nismës për votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, Shpend Ahmeti i kishte sugjeruar ata që ta mbrojnë këtë qëndrim të ri me argumentin “qysh tha Kadria në takim, veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”.

Pas kësaj në rrjetet sociale plasi gallata, duke e tallur me të madhe Shpend Ahmetin.

Por, pa u bërë as një javë e plotë, sot Ahmeti i shoqëruar edhe nga Limaj ishin në një takim zyrtar me presidentin Thaçi, të cilin gjatë tërë karrierës së tij politike Ahmeti e ka sulmuar.

Megjithatë, këtë radhë Ahmeti ishte treguar shumë e vëmendshëm rreth atyre që ka thënë Thaçi, pasi që edhe kishte mbajtur shënime aty.

Kushedi, mbase nesër do i duhen për t’i mbrojtur qëndrimet e reja politike me argumentin e ri “qysh tha Hashimi në takim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat