Presidenti: Kërshëndellat janë festë e jetës, paqes dhe dashurisë

Aktuale

Presidenti: Kërshëndellat janë festë e jetës, paqes dhe dashurisë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:14
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët e krishterë që festën e Kërshëndellave ta kalojnë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati në familjet e tyre.

Thaçi ka thënë se Kërshëndellat janë festë e jetës, paqes dhe dashurisë mes njerëzve.

“Në këtë kremte të madhe, që bashkon familjet tona, shprehim solidaritetin dhe kujdesin për të gjithë njerëzit në nevojë dhe nderojmë të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat